Sërish incident në Prishtinë: Të shtëna me armë zjarr

Incidentet në kryeqytet nuk po kanë të ndalur. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe sot në rrugën “Shpëtim Robaj”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka arritur t’i ndalojë të dyshuarit.
Në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të mitur, të cilët dyshohen se kanë gjuajtur me armë për motive akoma të panjohura.

Të dyshuarit kanë tentuar të ikin, po Policia ka arritur t’i ndalohë dhe të sekuestrojë armën që dyshohet të jetë përdorur.
Sipas të njëjtave burime, si prova materiale janë sekuestruar edhe rreth 20 gëzhojaSinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *