Detaje ekskluzive: Hajni i maskuar grabiti 30 mijë euro në ‘ExCoins’ në Ferizaj, punëtorit ia lidhi duart e këmbët

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Cak i grabitjes ka qenë sot edhe një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj, ku një person i armatosur dyshohet se ka marrë një shumë të konsiderueshme të parave, raporton Gazeta Sinjali.

Policia për rajonin e Ferizajt e ka konfirmuar rastin, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detaje të reja.Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur te pika e këmbimores së valutave ‘ExCoins’, ku i dyshuari ka arritur që t’i avullojë hiç më pak se 30 mijë euro.

Sipas tyre, i dyshuari e ka kanosur me armë punëtorin dhe më pas dyshohet se ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka kryer grabitjen.
Pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, rasti është denoncuar dhe njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *